Tabela në Superligë pas ndeshjeve të zhvilluara sot, vazhdon gara për mbijetesë

08.05.2022

Drita – Dukagjini dhe Malisheva – Drenica ishin dy ndeshjet që nuk dhuruan fitues. Të dy këto ndeshje u mbyllen baras dhe pa gola. Gjilani shënoi fitore në udhëtim te Llapi me rezultatin 2:4. Blerim Krasniqi shkëlqeu në këtë ndeshje duke realizuar het-trik, kurse Shend Kelmendi shënoi golin e katërt për “Skifterat”, raporton GazetaExpress. Bianor […]

Tabela në Superligë pas ndeshjeve të zhvilluara sot, vazhdon gara për mbijetesë Foto: Ilustrim

Drita – Dukagjini dhe Malisheva – Drenica ishin dy ndeshjet që nuk dhuruan fitues. Të dy këto ndeshje u mbyllen baras dhe pa gola.

Gjilani shënoi fitore në udhëtim te Llapi me rezultatin 2:4. Blerim Krasniqi shkëlqeu në këtë ndeshje duke realizuar het-trik, kurse Shend Kelmendi shënoi golin e katërt për “Skifterat”, raporton GazetaExpress.

Bianor Neto shënoi të dy golat për llapjanët.

Fitore në udhëtim shënoi edhe kampioni, Ballkani. Skuadra nga Suhareka mposhti Feronikelin 0:2. Ermal Krasniqi dhe Malsor Ajeti shënuan golat e fitores.

Edhe Prishtina fitoi si mysafire e Ulpianës me rezultatin 0:3. Sadam Sulley ishte autor i dy golave, teksa një u shënua nga Leonit Abazi.

Tabela pas javës së 34-t në Superligë: