Szczesny synon ta shkruajë historinë me Juventusin
Wojciech Szczesny dëshiron të fitojë gjithçka me Juventusin, pasi u shpërblye me një kontratë të re që është e vlefshme deri në vitin 2024. Portieri polak e rinovoi së fundi kontratën e tij me bardhezinjtë në Allianz dhe tha se ai ka sakrifikuar shumë gjëra për t’u bërë opsioni i parë për pozitën e portierit […]
Wojciech Szczesny dëshiron të fitojë gjithçka me Juventusin, pasi u shpërblye me një kontratë të re që është e vlefshme deri në vitin 2024.
Portieri polak e rinovoi së fundi kontratën e tij me bardhezinjtë në Allianz dhe tha se ai ka sakrifikuar shumë gjëra për t’u bërë opsioni i parë për pozitën e portierit në skuadrën e “Zonjës së Vjetër”.
“Jam shumë i lumtur e i emocionuar që e kam rinovuar kontratën time me Juventusin deri në vitin 2024. Kam sakrifikuar shumë gjatë viteve të fundit për t’u bërë lojtari që e meriton ta veshë fanellën histori me numër një të këtij klubi të mrekullueshëm”, ka thënë Szczesny.
“Tani jam gati të shkojë edhe më larg dhe ta shkruaj një kapitull për librat e historisë”.
Szczesny u transferua në Juventus nga Arsenali në vitin 2017, pas një periudhë si i huazuar në Roma. Në intervistën e tij të fundit, ai i ka zbuluar pritjet e tij të preferuar me fanellën e bardhezinjve.
“Është një ndjenjë e mrekullueshme. E dëshmon se klubi ka besim te unë. Unë do të tentoj ta jap më të mirën nga vetja. Gjithmonë i qasem ndeshjeve me vetëbesim dhe pa presion”, shtoi polaku.
“Mua më pëlqejnë pritjet që i kam bërë në ndeshjet që i kemi fituar. E shikova pritjen kundër Milanit në Allianz dhe atë goditjen që ia prita Mario Pasalicit të Atalantas. E preferuara ime këtë vit është ajo pritja e goditjes së Allan”.
29-vjeçari e ka mbajtur portën e paprekur në gjashtë nga 16 ndeshjet e Serisë A këtë sezon dhe i ka ndihmuar Juventusit të jetë në garës për ta fituar kampionatin italian sërish këtë sezon. Megjithatë, ai dëshiron të fitojë më shumë sesa vetëm Serinë A.
“Unë dua të fitoj gjithçka. Do të punoj, vrapoj e sakrifikoj për t’i fituar këta tituj. I falënderoj tifozët e Juventusit për gjithçka që më kanë dhënë”.
Juventusi kthehet në fushën e blertë të enjten, kur do të përballet me Milanin në San Siro për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.