Tottenham Hotspur është e gatshme që t’i ofrojë Juventusit Serge Aurier dhe para në këmbim për Alex Sandron, ndërsa është në garë edhe për Timothy Castagne të Atalantas.
Sipas mediave italiane, Jose Mourinho në Serie A po kërkon që të përforcojë mbrojtjen e skuadrës londineze.
Me përfshirjen e Aurier në marrëveshje anglezët po kërkojnë që të ulin çmimin prej 50 milionë eurosh të Alex Sandros.
Ndërsa sa i përket mbrojtësit të djathtë Castagne, mësohet se përfaqësuesit londinezë janë në bisedime të avancuara me skuadrën e Atalantës.