Sytë e Real Madridit tek Mbappe si zëvendësim i Bale

06.03.2019

Skuadra spanjolle, Real Madrid së fundmi ka deklaruar se Bale është afër largimit nga klubi, ku tani më Madridi është duke kërkuar një yll tjetër si zëvendësim i Gareth Bale, ku sytë e klubit spanjoll, janë fokusuar tek ylli i PSG-së, Kylian Mbappe. Real Madrid do të ndjekë Kylian Mbappe këtë verë nëse klubi mund […]

Sytë e Real Madridit tek Mbappe si zëvendësim i Bale Foto: Ilustrim

Skuadra spanjolle, Real Madrid së fundmi ka deklaruar se Bale është afër largimit nga klubi, ku tani më Madridi është duke kërkuar një yll tjetër si zëvendësim i Gareth Bale, ku sytë e klubit spanjoll, janë fokusuar tek ylli i PSG-së, Kylian Mbappe.

Real Madrid do të ndjekë Kylian Mbappe këtë verë nëse klubi mund të gjejë një mënyrë për të shkarkuar Gareth Bale, sipas Don Balon.

Klubi ka kërkuar transferimin e Mbappe për disa kohë, por nuk ka qenë në gjendje të ndjekë plotësisht yllin francez për shkak të Bale, pagat e tij dhe praninë e tij brenda ekipit.

Por, klubi është duke kërkuar gjithnjë e më shumë mënyra që Bale të largohet, Real Madridi mund ta ndjek Mbappe këtë verë, ndërsa klubi duket se do të të rindërtojë skuadrën e tij.