Sytë e PSG-së tek Dybala, shihet si zëvendësues i Neymar

19.08.2019

Neymar ka bërë valixhet gati për t’u larguar nga Parisi, me Barcelonën si destinacionin më të mundshëm por trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel deklaroi se braziliani nuk do të lihet i lirë, pa u gjetur më parë një zëvendësues. Për këtë arsye Leonardo po nxiton të sjellë në kryeqytetin francez një tjetër futbollist të madh […]

Sytë e PSG-së tek Dybala, shihet si zëvendësues i Neymar Foto: Ilustrim

Neymar ka bërë valixhet gati për t’u larguar nga Parisi, me Barcelonën si destinacionin më të mundshëm por trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel deklaroi se braziliani nuk do të lihet i lirë, pa u gjetur më parë një zëvendësues.

Për këtë arsye Leonardo po nxiton të sjellë në kryeqytetin francez një tjetër futbollist të madh dhe ka piketuar si idealin për të bashkëpunuar me Mbappe e Cavani, yllin e Juventusit, Paulo Dybala.

Ky i fundit ka dëshirë të qëndrojë te Juventusi, por dyndja në repartin e sulmit te klubi bardhezi i ka detyruar drejtuesit të marrin në konsideratë largimin e tij, por me kushtin që të arkëtojnë 100 milionë euro nga kartoni i argjentinasit.

Oferta e parë e Leonardos për argjentinasin ka qenë 80 milionë euro, ndërsa paralelisht po negociohet edhe me menaxherët e Dybalës, në lidhje me pagën që ky i fundit do të përfitojë në Paris, si dhe detaje të tjera nga kontrata.

Me afrimin e Dybalës dhe largimin e Neymar, PSG do të përfitonte shumë ekonomikisht, por edhe nuk do të prishte imazhin e një skuadre që lufton për Champions, pasi edhe argjentinasi është një futbollist që garanton gola, asiste dhe spektakël në fushën e lojës.

Nga ana tjetër, nëse shet Dybalën, Juventusi mund të vendosë të mbajë në skuadër argjentinasin tjetër, Gonzalo Higuain, për të cilin momentalisht nuk ka asnjë ofertë interesante, pavarësisht se drejtuesit e klubit nuk e duan aspak.