Sytë e PSG-së tek De Gea si zëvendësim i Buffon

Gjigantët e Ligue 1, Paris Saint-Germanin pas largimit të legjendës së futbollit, Gianluigi Buffon, tani kanë shprehur interesim për yllin e Man UTD si zëvendësim të Buffon.

Paris Saint-Germain thuhet se janë duke u përgatitur për të nënshkruar me yllin e Manchester United David De Gea, sipas ESPN.

Portieri ka mbetur vetëm një vit në kontratën e tij dhe nuk shihet ndonjë marrëveshje të re në sytë e Old Trafford, duke e çuar atë në një skuadër tjetër.

Siç thuhet në mediat franceze dhe ato spanjolle, klubi francez, Paris Saint-Germain është tronditur nga largimi i Buffon dhe tashmë ata janë duke e kërkuar një zëvendësues.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.