Suso largohet nga AC Milan, transferohet në La Liga

29.01.2020

Spanjolli Suso është shumë afër kalimit në Sevilla. 26 vjeçari nuk u paraqit fare në ndeshjen që Milani e fitoj mbrëmjen e kaluar ndaj Torinos në Kupën e Italisë, me zërat që qarkullonin se ishte afër rikthimit në La Liga. Me kalimin e Ibrahimovic dhe ndryshimin e skemës nga 4-3-3 në 4-4-2, spanjolli Suso humbi […]

Suso largohet nga AC Milan, transferohet në La Liga Foto: Suso (GettyImages)

Spanjolli Suso është shumë afër kalimit në Sevilla.

26 vjeçari nuk u paraqit fare në ndeshjen që Milani e fitoj mbrëmjen e kaluar ndaj Torinos në Kupën e Italisë, me zërat që qarkullonin se ishte afër rikthimit në La Liga.

Me kalimin e Ibrahimovic dhe ndryshimin e skemës nga 4-3-3 në 4-4-2, spanjolli Suso humbi vendin e titullarit.

Mediat italiane shkruajnë se gjithçka ka përfunduar dhe se ai është duke udhëtuar për në Sevilla tani. Transferimi do të zyrtarizohet pasi të përfundoj testet mjekësore sot.

Suso është paraqitur në 16 lojë për Milanin këtë sezon duke shënuar vetëm një gol.

I ndodhur në këtë situatë, para tre ditëve sulmuesi anësor 26-vjeçar ka zhvilluar një takim 45-minutësh me drejtuesit e Milanit, të cilëve u ka kërkuar shitjen që në janar.

https://twitter.com/PBPcalcio/status/1222467846103543808

Etiketat

Ofertat e fundit