Superliga vazhdon sot me tri ndeshje, spikat derbi Drita-Prishtina

03.10.2021

Ndërsa, gjatë ditës së sotme java e tetë do të vazhdojë me tri ndeshje tejet interesante. Vëmendja është tek dueli Drita – Prishtina, duel ky që zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan. Dy skuadrat bardhekaltër kanë një rivalitet të madh mes vete dhe kjo e bën edhe më të bukur derbin që do të […]

Superliga vazhdon sot me tri ndeshje, spikat derbi Drita-Prishtina Foto: Ilustrim

Ndërsa, gjatë ditës së sotme java e tetë do të vazhdojë me tri ndeshje tejet interesante.

Vëmendja është tek dueli Drita – Prishtina, duel ky që zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Dy skuadrat bardhekaltër kanë një rivalitet të madh mes vete dhe kjo e bën edhe më të bukur derbin që do të zhvillohet me fillim nga ora 15:00.

Gjithashtu, sot do të zhvillohet edhe ndeshja mes Llapit dhe Dukagjinit, ku zhvillohet në Merdare.

Llapjanët ende nuk kanë shijuar fitoret këtë edicion dhe një gjë të tillë synojnë ta bëjnë ndaj Dukagjinit që në këtë takim udhëton e motivuar pas triumfit ndaj Dritës.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme do të zhvillohet në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas, ku Feronikeli e pret Ulpianën.

BKT Superliga

E shtune:
Ballkani – Drenica 3-2
Malisheva – Gjilani 1-1

E diel:
15:00 Drita – Prishtina
15:00 Llapi – Dukagjini
15:00 Feronikeli – Ulpiana