Sot do të vazhdojë java e 23-të në Superligën e Kosovës me tri ndeshje që do të jenë në program.
Ballkani e pret Drenicën, Trepça’89 do t’i shkojë Gjilanit, kurse në “Fadil Vokrri” do t’i masin forcat Prishtina dhe Ferizaj.
Ekipi suharekas i kryen punë vetëm fitorja nëse kërkojnë ta ruajnë pozitën e liderit, kurse në anën tjetër Drenica kërkon t’i ikë katër pozitave të fundit që dergojnë në Ligë të Parë.
Ndeshja e fundjavës Ballkani – Drenica në Suharekë, pritet ta drejtojë treshja: Alban Shala, Granit Hyseni, e Gzim Mehmeti, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Isak Ceroviku.
Ndërsa në këtë ndeshje vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Mustafa Domi dhe delegat Senad Hamziq.
Kryeqytetasit hyjnë në këtë ndeshje pas fitores bindëse në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Kosovës ndaj Drenicës, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjilani me fitore do të mbetej në hap me Dritën e Ballkanin, kurse Trepça’89 e cila ra në pozitat që bien nga liga krejt në javën e fundit do të kërkojë me ngulm largimin nga ajo pozitë.