Superliga rikthehet sot me dy ndeshje, vëmendja te derbi Prishtina – Ylli

07.03.2020

Superliga e Kosovës këtë fundjavë rikthehet më e zjarrtë se kurrë. Dy ndeshje zhvillohen sot, dy nesër, derisa nga një derbi është i rezervuar për secilën ditë. Për ditën e shtunë, në program janë takimet: Feronikeli – Bashkimi dhe Prishtina – Ylli. Në takimin e parë drenicakët do të tentojnë befasi, pasi edhe momentalisht janë […]

Superliga rikthehet sot me dy ndeshje, vëmendja te derbi Prishtina – Ylli Foto: KB Golden Eagle Ylli - Rexh Gashi

Superliga e Kosovës këtë fundjavë rikthehet më e zjarrtë se kurrë.

Dy ndeshje zhvillohen sot, dy nesër, derisa nga një derbi është i rezervuar për secilën ditë.

Për ditën e shtunë, në program janë takimet: Feronikeli – Bashkimi dhe Prishtina – Ylli.

Në takimin e parë drenicakët do të tentojnë befasi, pasi edhe momentalisht janë në zonën e rrezikshme dhe pikët janë jetike për ta, kurse në duelin e mbrëmjes, është luftë mes ekipeve që luftojnë për titull.

Ylli, me përforcimin e ri i cili tashmë ka zbarkuar në Suharekë, Vander Blue, do të udhëtojnë drejt kryeqytetit me të vetmin synim, triumfin, megjithëse nuk pritet ta kenë të lehtë me “bardhë e kaltërit” që para dy dite konfirmuan rikthimin e trajnerit qipriot, Antonis Constantinides.

Më poshtë të gjitha përballjet, kurse mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat.

E shtunë

17:00 Feronikeli – Bashkimi

19:00 Prishtina – Ylli

E diel

17:00 Peja – Rahoveci

19:00 Lipjani – Trepça