Superliga rikthehet me tri ndeshje interesante

09.12.2023

Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet sot me tri ndeshjet e para të xhiros së 17-të. Llapi-Ballkani, është dueli kryesor i kësaj ditë, ndeshje kjo që luhet në “Zahir Pajazitit”. Ndërkohë, në dy sfidat tjera që do të luhen sot, do të përballen Prishtina-Fushë Kosova dhe Malisheva-Liria. Xhiroja e 17-të, do të vazhdojë nesër me […]

Superliga rikthehet me tri ndeshje interesante Foto: Ilustrim

Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet sot me tri ndeshjet e para të xhiros së 17-të.

Llapi-Ballkani, është dueli kryesor i kësaj ditë, ndeshje kjo që luhet në “Zahir Pajazitit”.

Ndërkohë, në dy sfidat tjera që do të luhen sot, do të përballen Prishtina-Fushë Kosova dhe Malisheva-Liria.

Xhiroja e 17-të, do të vazhdojë nesër me dy ndeshjet e fundit, ku kryederbi luhet në Gjilan, mes rivalëve të përbetuar, Gjilanit dhe Dritës, derisa Feronikeli ’74 para tifozëve të tyre do të ndeshet me Dukagjinin.

Superliga /Java e 17-të

Të shtunën takohen:

Llapi-Ballkani

Prishtina-Fushë Kosova

Malisheva-Liria

Të dielën takohen:

Gjilani-Drita

Feronikeli ’74-Dukagjini

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.