Superliga në basketboll vazhdon sot me dy duele tjera

17.12.2023

Java e 13-të në Superligën e Kosovës në basketboll do të vazhdojë edhe me dy duele tjera gjatë ditës së sotme Ndeshje interesante pritet ndërmjet Proton Cable Prizrenit dhe Golden Eagle Yllit, që zhvillohet të dielën. Prizrenasit kanë katër fitore e tetë humbje, ndërsa therandasit shtatë fitore e pesë humbje, duke e bërë sfidën shumë […]

Superliga në basketboll vazhdon sot me dy duele tjera Foto: Ilustrim

Java e 13-të në Superligën e Kosovës në basketboll do të vazhdojë edhe me dy duele tjera gjatë ditës së sotme

Ndeshje interesante pritet ndërmjet Proton Cable Prizrenit dhe Golden Eagle Yllit, që zhvillohet të dielën.

Prizrenasit kanë katër fitore e tetë humbje, ndërsa therandasit shtatë fitore e pesë humbje, duke e bërë sfidën shumë të barabartë dhe të dy skuadrat luajnë për fitore për të pasur plasman sa më të mirë në renditje.

Përballja e fundit zhvillohet ndërmjet Vëllaznimit dhe Istogut.

Kuqezinjtë kanë gjashtë fitore e gjashtë humbje, ndërsa istogasit kanë një fitore e 11 humbje, duke u renditur në vendin e fundit, ndërsa skuadra nga Gjakova renditet në vendin e pestë.