Superliga kthehet sot me derbin FC Ballkani – FC Drita

Sot pritet të kthehet Superliga e Kosovës me ndeshje të nxehta e me shumë emocione në kuadër të javës së 21-të.

Në këtë javë do të zhvillohen katër ndeshje, ku e gjithë vëmendja është në Suharekë te kryendeshja Ballkani – Drita.

Derbi i javës së 21-të do të jetë ai në mes të liderit të Superligës, FC Ballkani dhe FC Dritës, ku kjo ndeshje vlerësohet si derbi pasi që të dy klubet janë rivalë për titull.

Ndeshja do të zhvillohet sot me fillim prej orës 13:00 në stadiumin e qytetit – Suharekë.

Ndërkohë do të zhvillohen edhe tri ndeshje të tjera, Gjilani ndaj Feronikelit, Trepça ’89 e pret Llapin dhe Prishtina ndaj Ferizajit.

Ipko Superliga – java e 21-të
E mërkurë, 4 mars
13.00 Ballkani-Drita
13.00 Gjilani-Feronikeli
13.00 Trepça’89-Llapi
17.00 Prishtina-Ferizaj

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.