Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy sfida interesante

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon edhe sot në kuadër të javës së 21-të.
Në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, Feronikeli do ta mirëpres Drenicën në derbin lokal.
Një ndeshje që vjen në një moment jo të mirë për të dy skuadrat.
Në ndeshjen tjetër, Besa e Pejës i bën “konak” Arbërisë në Stadiumin “Tahir Vokshi”.
Të dyja ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00.