Superliga e Kosovës, të hënën derbi Flamurtari – Ballkani

06.03.2020

Superliga e Kosovës rikthehet qysh në fund të kësaj jave me një orar të ngjeshur e me ndeshje mjaft interesante në kuadër të javës së 22-të. Në këtë javë u zhvilluan edhe ndeshjet e xhiros së 21-të, ku Ballkani shënoi fitore ndaj Dritës me rezultat 2:0. Ndërsa të hënën, më 9 mars 2020 do të […]

Superliga e Kosovës, të hënën derbi Flamurtari – Ballkani Foto: Kapiteni i FC Ballkanit, Visar Berisha

Superliga e Kosovës rikthehet qysh në fund të kësaj jave me një orar të ngjeshur e me ndeshje mjaft interesante në kuadër të javës së 22-të.

Në këtë javë u zhvilluan edhe ndeshjet e xhiros së 21-të, ku Ballkani shënoi fitore ndaj Dritës me rezultat 2:0.

Ndërsa të hënën, më 9 mars 2020 do të zhvillohet derbi i javës së 22-të ndërmjet Flamurtarit dhe Ballkanit.

Kjo kryendeshje do të luhet në Prishtinë me fillim prej orës 14:00, stadiumi i Flamurtarit.

IPKO Superliga – Java e 22-të

E shtunë 14:00 Ferizaj – Trepça 89

E diel 14:00 Drita – Prishtina

E diel 14:00 Llapi – Gjilani

E hënë 14:00 Flamurtari – Ballkani

E hënë 14:00 Dukagjini – Drenica

E hënë 14:00 Feronikeli – Vushtrria