Superliga e Kosovës sot me dy ndeshje interesante

03.04.2021

Sot pas një pushimi për shkak ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, pritet të rikthehet Superliga me ndeshjet interesante. Sot në këtë kompeticion pritet të zhvillohet ndeshja Arbëria – Drita dhe Drenica – Trepça ’89 duke filluar nga ora 15:00. Drita, lufton për titull, ku nesër mund ta ketë mundësinë e artë të bëjë diferencën në […]

Superliga e Kosovës sot me dy ndeshje interesante Foto: Ilustrim

Sot pas një pushimi për shkak ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, pritet të rikthehet Superliga me ndeshjet interesante.

Sot në këtë kompeticion pritet të zhvillohet ndeshja Arbëria – Drita dhe Drenica – Trepça ’89 duke filluar nga ora 15:00.

Drita, lufton për titull, ku nesër mund ta ketë mundësinë e artë të bëjë diferencën në pikë, ndërsa Arbëria lufton për t’u larguar nga vija e kuqe.

Takimi mes Trepçës’89 dhe Drenicës është i një rëndësie të veçantë, pasi minatorët kanë 32 pikë aktualisht dhe ndodhen në vendin e gjashtë, kurse Drenica në vendin e nëntë me 27 pikë.

Kujtojmë se nesër do të zhvillohet derbi në Suharekë, ku do të përballet Ballkani ndaj Prishtinës.