Superliga e Kosovës, Prishtina mposht Ballkanin në Suharekë

Superliga e Kosovës, Prishtina mposht Ballkanin në Suharekë
Çlirim Gashi

04.04.2021 / Sport

Prishtina e ka fituar derbin e kësaj fundjave duke mundur në udhëtim Ballkanin, me rezultat 0-1.

Dueli mes Ballkanit dhe prishtinasve, ka prodhuar një lojë të fortë, me raste nga të dy anët, por vetëm një gol të shënuar.

Kryeqytetasit falë autogolit të Armend Thaqi (35’), ia dolën që të marrin pikët e plota nga ky udhëtim i vështirë, duke bërë hapin e madh në garën për kreun e tabelës.

Vendasit në pjesën e parë patën rastin ideal për të barazuar rezultatin, por Mirlind Daku dështoi nga pozita ideale.

Edhe fraksioni i dytë i lojës, ka dhënë lojë të fortë, më disa raste të mira nga të dy anët. Skuadra nga Suhareka provoi më të gjithat forcat që të gjej rrugën e golit, por tentimet e tyre ishin të kota, derisa edhe mysafirët patën rastet e tyre në pjesëlojën e dytë.

Përfundimisht, Prishtina arrin fitore të madhe në Suharekë, dhe tani prishtinasit kanë 54 pikë në vendin e tretë, kurse, Ballkani mbetet në vendin e dytë më një pikë më shumë, tri më pak së lideri i tabelës, Drita.

RAPORTO