Superliga e basketbollit rikthehet sonte me dy përballje

27.12.2023

Superliga e basketbollit do të vazhdojë këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së 15-të, që është edhe e fundit për vitin 2023. Sfida e parë zhvillohet ndërmjet vendit të fundit, Istogut dhe lideres Trepçës do të luhet sonte dhe do ta hapë këtë xhiro. Istogasit kanë një fitore e 13 humbje, kurse mitrovicasit kryesojnë me […]

Superliga e basketbollit rikthehet sonte me dy përballje Foto: Ilustrim

Superliga e basketbollit do të vazhdojë këtë mesjavë me ndeshjet e xhiros së 15-të, që është edhe e fundit për vitin 2023.

Sfida e parë zhvillohet ndërmjet vendit të fundit, Istogut dhe lideres Trepçës do të luhet sonte dhe do ta hapë këtë xhiro.

Istogasit kanë një fitore e 13 humbje, kurse mitrovicasit kryesojnë me 12 fitore e dy humbje.

E takimi i dytë i sontëm do të zhvillohet mes Sigal Prishtinës dhe Proton Cable Prizrenit.

Bardhekaltrit janë në formë të lartë me nëntë fitore e pesë humbje, ndërsa prizrenasit renditen në vendin e gjashtë me pesë fitore e nëntë humbje.

E nesër mbrëma do të përballen Golden Eagle Ylli me Bashkimin.

Therandasit kanë tetë fitore e gjashtë humbje, ndërsa prizrenasit kanë katër fitore e dhjetë humbje, andaj të dy skuadrat synojnë fitoren, që të kenë plasman sa më të mirë në garat e rregullta.

Peja – Vëllaznimi është sfida e fundit, që njëkohësisht pritet të jetë më interesantja e kësaj xhiro.

Kampionët e Kosovës janë në vendin e dytë me dhjetë fitore e katër humbje, ndërsa kuqezinjtë kanë shtatë fitore e shtatë humbje, duke u renditur në vendin e pestë.