Superliga dhe Liga e Parë e Kosovës nisin garat më 16 gusht!

para 32 dite

Edicioni i ri garues 2025/26 në futbollin kosovar do të nisë zyrtarisht në fundjavën e 16 dhe 17 gushtit.

Superliga dhe Liga e Parë e Kosovës nisin garat më 16 gusht!

Klubeve u është dhënë koha e nevojshme për përgatitjet para fillimit të garave.

Të parat që do të startojnë sezonin e ri janë dy nivelet më të larta të futbollit kosovar: Albi Mall Superliga dhe Raiffeisen Liga e Parë e Kosovës.

Pjesë e elitës së futbollit sivjet do të jenë skuadrat e reja të promovuara, Prishtina e Re dhe Drenica, të cilat shkëlqyen duke u shpallur kampione në grupet respektive të Ligës së Parë në edicionin e kaluar.

Duhet theksuar se Liga e Parë në këtë edicion do të funksionojë si një ligë unike, me 18 skuadra, një ndryshim që pritet të rrisë konkurrencën dhe cilësinë e garave.

Përgatitjet po vazhdojnë dhe tifozët me padurim presin fillimin e edicionit të ri futbollistik në Kosovë!

Etiketat

Ofertat e fundit