Supergolat e Rashicës tregojnë se është një ‘raketë e vërtetë’

Milot Rashica, emri që kohëve të fundit është kthyer në më të përfolurin, dhe më të dashurin për kosovarët, por edhe për tifozët e ekipit gjerman ”Werder Bremen”, duke dhënë spektakël në çdo paraqitje,.

Miloti, si Messi!
Një paraqitje të mirë Rashica e pati edhe në gjysmëfinale të Kupës kundër Bayern Munich mbrëmjen e kaluar, ku realizoi një gol jashtëzakonisht të bukur. Ylli kosovar i Werder Bremenit në minutën e 75-të shënoi në gjysmëfinale të kupës duke dribluar mbrojtësin Mats Hummels ngjashëm me atë që kishte bërë Messi i Barcelonës ndaj Jerome Boatengut vjet më parë.

Jo vetëm kaq! Miloti impresiono të gjithë me shënimin e golave edhe me herët në ekipin gjerman, ku ishte top-lajm për mediet ndërkombëtare, duke u krahasuar me më të mirët e futbollit, e duke u zgjedhur edhe si më i miri. Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, është shpallur si futbollisti më i mirë i ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Gjermanisë (DFB Pokal), madje ai la prapa edhe shumë emra të njohur të futbollit gjerman, shkruan Gazeta Metro.

Nëse nuk shënon, ai asiston, Milot Rashica ndihmon Werderin që t’i kthehet fitoreve në Bundesligë. Këta të fundit shpeshëherë e kanë qujatur e kanë etiketuar edhe si raketë.

“Njihuni me ‘raketën’ e Kosovës, Rashica futbollisti më i shpejtë te Werder Bremeni”, ishte ky njëri nga tituj  në faqen e Bundesligës.

Sulmuesi vushtrrias arrin një shpejtësi prej 34.1 km/h dhe kjo e bën atë lojtarin më të shpejtë në skuadrën e tij.

Kujtojmë që paraqitjet e Milotit janë për çdo lavdatë jo vetëm në ekipin gjerman, por edhe në Kombëtaren e Kosovës, ku jo rrallëherë tifozëria kosovare është ngritur në këmbë nga emicionet kur ai shënonte apo asistonte.

Më poshtë, ju sjellim 3 gollat e fundit të tij në ekipin gjerman ”Werder Bremen”:

https://video.gjirafa.com/tri-super-golat-e-rashices-mp4

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.