10.09.2019, 22:48

Super Kosova mposhtet ndaj super Anglisë, por gjithmonë me kokën lartë

Kosova ka humbur përballjen më të vështirë të Grupit A kualifikues për “Euro 2020”, duke u mposhtur nga Anglia 5 me 3.

Përfaqësuesja e Kosovës është njoftuar me humbjen e parë, pas 15 ndeshjeve radhazi në gara kualifikuese e miqësore.

Për të pësuar humbjen e parë Kosova u nevojit vetëm një kundërshtar i fortë siç është Anglia, përfaqësuesja e katërt në ranglistën e FIFA’s.

Pjesa e parë ishte shumë e dobët për “Dardanët”, por në të dytën ekipi kosovar i dha leksion kombëtares që renditet në vendin e katërt të botës.

Ndërsa, për ‘Dardanët’ Valon Berisha shënoi dy gola dhe Vedat Muriqi një. Vlen të theksohet se edhe Arijanet Muric priti një penallti të Harry Kane.

Vojvoda realizoi autogol në minutën e 38-të, para se Jadon Sancho me dy gola, të dyja asiste nga Sterling, të mbyllte serinë e golave për anglezët në fund të pjesës së parë.

LEXO EDHE:  Rikthehet mbreti i Ligës së Kampionëve, Zinedine Zidane

Në pjesën e dytë, në minutat 49 dhe 55, Kosova arriti të realizojë dy gola përmes Valon Berishës dhe Vedat Muriqit për rezultatin përfundimtar të ndeshjes, 5 me 3.

Arijanet Muriqi në minutën e 65-të arriti të presë penaltinë e Harry Kanet për të mohuar edhe golin e gjashtë të superfuqisë botërore.

Me këtë humbje, u prish seria prej 15 ndeshjeve pa humbje e ekipit të Bernard Challandesit.

Humbjen e fundit e kishte pësuar në tetor të vitit 2017, në një ndeshje kualifikuese kundër Islandës (2:0) për Kupën e Botës 2018.

Skuadra e Gareth Southgate mbetet lidere e Grupit A me pikë maksimale nga katër ndeshje. Kosova e Bernard Challandes, ndërkohë, zbret në pozitën e tretë më 8 pikë, një pikë më pak se Republika e Çekisë në vendin e dytë. Kjo pasi Çekia e mundi 3:0 Malin e Zi.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.