Super Kosova kthehet me fitore në “Fadil Vokrri” mposht Gjibraltarin

10.10.2019

Kombëtarja e Kosovës në futboll, i është kthyer fitoreve. “Dardanët” sonte në ‘Fadil Vokrri’ mundën Gjibraltarin, me rezultat 1-0, në ndeshjen miqësore e zhvilluar në Prishtinë, raporton RTKLive.com. Kosova u rikthye në tempullin “Fadil Vokrri”, duke fituar sfidën me modestët e Gjibraltarit, ndeshje kjo e mirëseardhur për përzgjedhësin Bernard Challandes, i cili pa nga afër […]

Super Kosova kthehet me fitore në “Fadil Vokrri” mposht Gjibraltarin Foto: Ilustrim

Kombëtarja e Kosovës në futboll, i është kthyer fitoreve.

“Dardanët” sonte në ‘Fadil Vokrri’ mundën Gjibraltarin, me rezultat 1-0, në ndeshjen miqësore e zhvilluar në Prishtinë, raporton RTKLive.com.

Kosova u rikthye në tempullin “Fadil Vokrri”, duke fituar sfidën me modestët e Gjibraltarit, ndeshje kjo e mirëseardhur për përzgjedhësin Bernard Challandes, i cili pa nga afër pa vlerat e secilit futbollistë.

Njëherësh, kjo ndeshje i mundësoi trajnerit zviceran që ta përgatisë sa më mirë duelin kundër Malit të Zi, sfidë kjo që luhet të hënën mbrëma, dhe e cila konsiderohet ndeshje finale për “Dardanët” në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Futbollistët e Kosovës gjatë terë ndeshjes ishin më të mirë se skuadra e Gjibraltarit, duke dominuar në lojë, duke krijuar disa raste të mira, por që u shënuan vetëm një gol.

“Dardanët” gjithnjë e kërkuan rrugën e golit, derisa në pjesën e parë rrjetat heshtën.

Në fraksionin e dytë ishin sërish futbollistët tanë, të cilët bën presion të madh drejt portës kundërshtare, ndërsa golin e fitores për Kosovën e realizoi rezervisti Florent Hasani në minutën e 69-të.

Përfundimisht Kosova, e cila në këtë ndeshje thuajse u paraqit më ekipin e dytë, i kthehet fitoreve pas humbjes kundër Anglisë, dhe tashmë skuadrën tonë, e pret ndeshja më e rëndësishme në kuadër të kualifikueseve për EURO 2020, ku të hënën në “Fadil Vokrri” do të zbres Mali i Zi.