Sulmuesi Kosovar, Muriqi kërkohet nga një ekip i famshëm spanjoll

22.05.2019

Vedat Muriqi është duke kaluar në një formë të jashtëzakonshme dhe interesimi për të nga skuadrat evropiane vetëm po rritet. Siç raportojnë mediat e huaja, tanimë edhe Betis është futur në garë për shërbimet e sulmuesit kosovar. Përveç Fenerbahces dhe Real Betisit, interesim për ish-sulmuesin e Lirisë së Prizrenit ka shprehur edhe skuadra nga Liga […]

Sulmuesi Kosovar, Muriqi kërkohet nga një ekip i famshëm spanjoll Foto: Ilustrim

Vedat Muriqi është duke kaluar në një formë të jashtëzakonshme dhe interesimi për të nga skuadrat evropiane vetëm po rritet.

Siç raportojnë mediat e huaja, tanimë edhe Betis është futur në garë për shërbimet e sulmuesit kosovar.

Përveç Fenerbahces dhe Real Betisit, interesim për ish-sulmuesin e Lirisë së Prizrenit ka shprehur edhe skuadra nga Liga 1, Toulouse, transmeton RTK.

Ndryshe, në 35 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion me Rizesporin, Muriqi ka shënuar 16 gola dhe ka dhuruar shtatë asistime.