“Sulmohet” Granit Xhaka: Kapiteni më i keq në histori të Arsenalit

Ylli i Arsenalit, Granit Xhaka me prejardhje nga Kosova, para disa ditës ishte zgjedhur kapiteni permanent i klubit anglez, Arsenalit, por disa “sulme” janë bërë ndaj tij pas vendimit të klubit.

Edhe pse klubi e vendosi që Xhaka të jetë kapiteni permanent, megjithatë nuk janë ndarë të gjithë të lumtur me vendimin e klubit anglez.

Gazetari britanik i “The Sun”, Will Payne ka lëshuar një numër të madh kritikash për mesfushorin e Zvicrës.

Sipas Payne, Xhaka është kapiteni më i keq në histori të ekipit londinez.

“Kushdo që e vlerëson Xhakën, nuk di asgjë rreth futbollit duke e përfshirë edhe trajnerin Unai Emery”.

Sipas tij, Xhaka është kapiten i një skuadre që më parë është udhëhequr nga emra si Patrick Viera e Tony Adams.

Arsenali i Xhakës sonte do të ketë ballafaqim të vështirë, pasi që përballen me Manchester United. /Periskopi/

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.