Kandidatët për Kuvend Komunal:

AAK
Bexhet Kuçi
2 Mihrije Suka
3 Aziz Bytyqi
4 Reshat Selimaj
5 Enver Shabani
6 Besa Kuqi
7 Lirim Qatani
8 Arlind Hajdaraj
9 Aferdita Mamaj
10 Vullnet Luzhnica
11 Emrush Bytyçi
12 Sanije Kuçi-Rexhepaj
13 Bujar Shala
14 Beqir Berisha
15 Florina Baftijaj
16 Gent Ndrecaj
17 Miranda Fondaj
18 Edona Hasani
19 Beqir Palushi
20 Bukurije Maksutaj
21 Fidaije Kukaj
22 Edon Sadikaj
23 Marigona Suka-Bungu
24 Liridona Balaj
25 Jeton Elshani
26 Edi Bytyqi
27 Rozeta Jahaj
28 Zgjim Gashi
29 Ylli Rraqi
30 Myrvete Shala
31 Mimoza Bajraktari
32 Driton Maliqaj
33 Saranda Bajraktari
34 Xhevxhet Gashi
LDK
Shefket Kolgeci
2 Urim Suka
3 Bulëza Kuçi
4 Flamur Bytyçi
5 Kushtrim Kuçi
6 Elmaze Bytyçi
7 Selman Kolgeci
8 Milit Elshani
9 Shqipe Ramaj
10 Alban Berisha
11 Brahim Curri
12 Jehona Shala
13 Xhavit Bytyçi
14 Qendrim Morina
15 Fahrije Sopa
16 Ali Shala
17 Vehbi Krasniqi
18 Kosovare Kokollari
19 Jeton Hoti
20 Dukagjin Latifi
21 Doruntina Zenelaj
22 Arben Hamzaj
23 Ilir Sopaj
24 Donjeta Kabashaj
25 Altin Bujari
26 Ilir Bytyçi
27 Albulena Fetiu-Hasanaj
28 Ardian Elshani
29 Dardan Vrella
30 Qendresa Shala
31 Mentor Gallapeni
32 Driton Muhaxheri
33 Besarta Daka
34 Bashkim Ndrecaj
LVV
Liridon Fandaj
2 Pranvera Berisha
3 Hetem Muharremaj
4 Laureta Tafaj
5 Agron Maliqaj
6 Jetmir Durmishi
7 Valmire Kryeziu
8 Drilon Zyba
9 Qëndrim Elshani
10 Festë Kabashi
11 Pajtim Lezi
12 Arbër Aliaj
13 Florije Gegaj
14 Arbes Gashi
15 Islam Morina
16 Erlida Bajrami
17 Arsim Muqa
18 Latif Krasniqi
19 Arbërie Bytyqi
20 Arsim Tafolli
21 Astrit Dakaj
22 Arjeta Morina
23 Sami Buzhala
24 Faton Zekolli
25 Arberita Morina
26 Faton Kololli
27 Merlinda Bekteshi
28 Besnik Kryeziu
29 Albulena Krasniqi
30 Granit Hoti
31 Gentiana Daka
32 Qendrim Gashi
33 Veton Shala
34 Yllka Kadolli
PDK
Jeton Rrakaqi
2 Dardan Berisha
3 Mevlude Kabashi
4 Egzon Kryeziu
5 Rilind Krasniqi
6 Ilirjana Basha
7 Liridon Jollxhiu
8 Jeton Baku
9 Arlinda Trolli
10 Bajram Basha
11 Arber Elshani
12 Sheqerie Zyrapi
13 Bashkim Bajramaj
14 Valon Elshani
15 Marigona Vataj
16 Reshat Selimaj
17 Shaip Selimi
18 Çendresa Krasniqi
19 Jashar Bytyçi
20 Ismet Ahmeti
21 Floriana Kadriu
22 Ardit Cikaqi
23 Artane Bytyçi
24 Flutura Shukolli
25 Blerim Selimi
26 Lutfi Kadriaj
27 Besarta Veselaj
28 Burim Gashi
29 Erjon Morina
30 Arjana Fangu
31 Muhamet Sallauka
32 Melihate Bungu
33 Floriana Gashi
34 Alush Shala
NISMA
Jehona Rrafshi
2 Avni Lubovci
3 Antoneta Berisha
4 Edonis Bytyqi
5 Kujtesë Bytyçi
6 Lavdije Gashi
7 Arsim Gollopeni
8 Sahide Muharremi
9 Blerta Rrafshi
10 Nadije Hysenaj
11 Leotrim Gashi
12 Vezire Kadriaj Maksutaj
13 Besiana Fangu
I.TH
Herolind Limaj
2 Hysni Bytyçi
3 Almenta Kryeziu
4 Lumbardh Sopa
5 Besim Krasniqi
6 Vlore Kryeziu
7 Hisen Bytyqi
8 Gëzim Helshani
9 Rita Elshani
10 Eduard Fangu
11 Mustaf Elshani
12 Fjolla Elshani
13 Ismajl Fetaj
14 Agim Kuçi
15 Nora Tërshani
16 Tauland Kuçi
17 Shaip Kuçi
18 Bleona Gashi
19 Gzim Musaj
20 Arton Baralija
21 Fahrije Hoxhaj
shfaq

Suksesi në xhudo i hap rrugët Kosovës me tërë botën, Kuka: Shkuam për një medalje, u kthyem me dy

03.08.2021 / Sport

Suksesi në xhudo i hap rrugët Kosovës me tërë botën, Kuka: Shkuam për një medalje, u kthyem me dy
Foto: Ilustrim

Gjatë mbrëmjes së djeshme në Kosovë ka mbërritur ekipi olimpik i xhudos.

Ekipi olimpik i xhudos qëndroi për disa ditë në Japoni ku shkroi histori për Kosovën.

Zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani ka thënë se nuk ka mundësi të kishte një pritje më madhështore pas dy medaljeve të arta të Distrisa Krasniqi e Nora Gjakovës.

Ajo ka thënë se këto medalje janë suksesi historik i Kosovës. Sipas saj ato e vazhduan rrugën që e hapi Majlinda në vitin 2016.


“Dua të falënderoj të gjithë xhudistët që na prezantuan në Tokio dhe sportistët e sporteve tjera. Dua t’i drejtohem se Parisi 2024, Los Angelesi 2028 vijnë shumë shpejt, dhe është koha që të gjithë t’i përvishemi punës, t’i bashkojmë forcat dhe t’i nisim për përgatitjet për Olimpiadat që na presin. Është koha të ndërtojmë strategji, të cilat do të nxjerrin talente edhe në sportet tjera, dhe të na sjellin medalje.

Falënderoj federatën e xhudos, prej Agronit, mjeshtrit Driton Kuka, sportistëve që na e zbardhën fytyrën dhe Komitetin Olimpik të Kosovës. Shumica e shteteve, edhe Japonia janë shprehur interesim për bashkëpunim në sportin e xhudos pas suksesit që e patëm dhe kjo është një krenari e madhe.

Këto medalje kanë hapur rrugë për donacione nga federatat ndërkombëtare, por edhe do të rritin investimet në sportin e Kosovës”, ka thënë ajo.

Trajneri Driton Kuka ka thënë se do të flas pak më shkurt sepse flasin medaljet.

“Dua ta falënderoj në radhë të parë, heronën tonë, Majlinda Kelmendin që në vitin 2016 e nisi këtë rrugë. Gjatë gjithë këtij rrugëtimi më ka mbetur një moment në kujtesë, kur e kemi bërë një fotografi te pesë rrathët olimpikë dhe shfaqëm synimet t’i fitojmë pesë medalje, tashmë i kemi tri medalje të arta”, ka thënë ai.

Kuka ka shtuar se është një mrekulli që nuk e ka pritur as vet.

“Kemi shkuar për një medalje, por u kthyem me dy dhe kjo është diçka e jashtëzakonshme. Falenderoj kryeministrin dhe presidenten që ishte e pranishme kur Distria e fitoi medaljen e parë. Gjithashtu, i falënderoj të gjithë ata që na kanë përkrahur”, ka shkruar ai.

Nora Gjakova tha se kjo medalje i kushtohet Popullit Kosovës, dhe është krenare për çka ka arritë.

“Dua të falënderoj kryeministrin dhe Trajnerin tim Dritonin i cili ka sakrifikuar 19 vite për mua, poshtu edhe familjen time, dhe popullin e Kosovës sepse kjo medalje është për popullin e Kosovës”, tha Gjakova.

E të njëjtën gjë e tha edhe Distria Krasniqi, e cila falënderoi të gjithë për këtë fitore.

Ajo tha se nga Parisi do të kthehemi me më shumë medalje 

“Jam e emocionuar dhe e lumtur për këtë fitore falënderoj trajnerin tim Tonin dhe të gjithë e tash na pret Parisi me medalje tjera”, tha Krasniqi, raporton EO.

Ndërsa, Agron Kuka ka thënë se në Lojërat Olimpike në Tokio kanë udhëtuar me pesë garues. Ai ka thënë se kanë pritur medalje, bazuar në performacën e tyre dy vjeçare, ku katër nga pesë garuesit kishin medalje botërore dhe të pestit Evropiane.

E, Ismet Krasniqi, kryetar i KOK-ut ka thënë se për të është kënaqësi dhe privilegj si kryetar i KOK-ut, t’i prijë një ekipi të tillë siç është ekipi i xhudos që na bërë krenarë të gjithëve.

“Jemi ndier krenar pasi kemi pasur urime të shumta nga shtetet e forta që ishin të pranishme në Olimpiadë. Ka qenë privilegj që atje e kishim edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Shumë shpejt, do të vijnë Olimpiadat tjera dhe duhet të jemi të gatshëm. Falënderoj Majlinda Kelmendin që para pesë vjetësh e hapi derën për medalje dhe ne duhet të punojmë për të pasur më shumë medalje dhe rezultate më të mira. Falënderoj Driton Kukën për punën e shkëlqyeshme dhe them se mësim prej tij marrin edhe shtetet tjera, jo vetëm trajnerët kosovarë”, ka thënë ai.

Pjesë e ekipit janë edhe Majlinda Kelmendi, kampione olimpike nga “Rio 2016” dhe Loriana Kuka. Ekipi olimpik për pak minuta do të mbajë një konferencë për media, e më pas do t’ia mësyjë sheshit “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ku është organizuar një pritje e madhe. Në aeroport ka dalë një numër i madh i qytetarëve për t’i pritur qytetarët, e aty është edhe kryeministri Albin Kurti.

KOMENTE0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *