Trajneri i Feronikelit thotë se ndeshja me Ballkanin do të jetë e vështirë

01.06.2020

Trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani pret një ndeshje mjaftë të vështirë ndaj Ballkanit, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës. Ballkani të mërkurën e pret në Suharekë skuadrën nga Drenasi, kurse ndeshja kthyese është paraparë që të zhvillohet me 17 qershor. Tovërlani në një intervistë për ArbreshInfo, pranoi se ndeshja do jetë shumë e […]

Trajneri i Feronikelit thotë se ndeshja me Ballkanin do të jetë e vështirë Foto: FC Ballkani

Trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani pret një ndeshje mjaftë të vështirë ndaj Ballkanit, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Ballkani të mërkurën e pret në Suharekë skuadrën nga Drenasi, kurse ndeshja kthyese është paraparë që të zhvillohet me 17 qershor.

Tovërlani në një intervistë për ArbreshInfo, pranoi se ndeshja do jetë shumë e vështirë dhe është në dijeni të formës së Ballkanit, sidomos kur është vendas.

“Ne jemi përgatitur mjaftë mirë për këtë kohë prej se na është mundësuar nga ministria dhe instituti. Se si do shkojë ndeshja mbetet ta shohim pas 90 minutave në Suharekë”, përfundoi ai.

Ditë më parë drejtori sportiv, Avni Bytyçi, ka thënë se besojnë dhe shpresojnë që do ti gëzojnë të gjithë sportdashësit e qytetit të Suharekës dhe më gjerë për suksesin e ekipit në ditën e mërkurë.