Çlirim Gashi
08.05.2019, 22:33

Suharekë: Shkolla e Mesme “Abdyl Ramaj” kampion në volejboll

Nxënësit e Shkollës së Mesme Profesionale ”Abdyl Ramaj” e kanë zënë vendin e parë në garat e volejbollit në nivel komunal dhe regjional.

Ky sukses u arrit fal angazhimit maksimal të nxënësve suharekas gjatë lojës në gara.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i ka pritur në zyrën e tij nxënësit fitues dhe drejtorin e SHMP “Abdyl Ramaj”, ku kryetari Muharremaj i uroi ata për suksesin që e arritën dhe duke i premtuar se përkrahja nuk do të mungoj nga ana institucionale.

Në një postim në Facebook, Kryetari Muharremaj uroi këtë shkollë dhe sukeset që po i arrinë Komuna e Suharekës falë angazhimit të tyre në sporte.

Postimi i plotë i Muharremajt:
Shkolla e Mesme Profesionale “Abdyl Ramaj” na ka bërë krenar si komunë duke qenë kampion në volejboll në nivel komunal dhe regjional.
Përkrahja nuk do të mungoj nga ana institucionale.
Urime dhe suksese.
Bali Muharremaj

Potenciali dhe kushtet që ofrojnë bizneset e Suharekës

Produktet gjithmonë janë prodhuar me një pasion të madh për luksin dhe rehatinë si dhe në përshtatje me prirjet më të fundit të dizajnit.

LEXO PO ASHTU:  PSG do të kërkojë 222 milion për Neymarin