Suharekë: FBK gjatë javës do të bëjë përzgjedhjen e basketbollistëve për kampin nacional

23.05.2019

Prej 7 deri më 20 Korrik 2019, FBK (Federata e Basketbollit të Kosovës) do të organizon një kamp nacional në Suharekë në bashkëpunim me Komunën dhe Klubin KB Golden Eagle Ylli. Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) gjatë javës do të bëjë përzgjedhjen e basketbollistëve të grupmoshës 2005/06 për në Kampin Nacional, i cili do […]

Suharekë: FBK gjatë javës do të bëjë përzgjedhjen e basketbollistëve për kampin nacional Foto: Ilustrim

Prej 7 deri më 20 Korrik 2019, FBK (Federata e Basketbollit të Kosovës) do të organizon një kamp nacional në Suharekë në bashkëpunim me Komunën dhe Klubin KB Golden Eagle Ylli.

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) gjatë javës do të bëjë përzgjedhjen e basketbollistëve të grupmoshës 2005/06 për në Kampin Nacional, i cili do të organizohet nga FBK në fillim të muajit korrik në Suharekë.

Përzgjedhja do të udhëhiqet nga Drejtori i Kampit Nacional, Dritëro Sefaja, njëherësh edhe koordinator profesional i Programit për Zhvillim të Gjeneratave të Reja të FBK-së në kuadër të FIBA Evropës.

Sefaja në bashkëpunim me Sekretaren e Përgjithshme të FBK-së, Elvira Dushkun dhe Drejtorin e Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugovën në ditët në vazhdim do të koordinohem për detajet e organizimit të Kampit dhe kështu do t’i bëjnë publike gjithçka që ka të bëjë me këtë aktivitet shumë të rëndësishëm për FBK-në.

Kjo është hera e dytë radhazi që FBK e organizon Kampin Nacional në Suharekë, dhe falë bashkëpunimit të shkëlqyeshëm në vitin e kaluar me Komunën e Suharekës dhe me KB Golden Eagle Yllin, FBK ka vendosur që edhe sivjet ta organizojë në të njëjtin vend.

Ky Kamp organizohet në mbështetje të FIBA Evropës dhe Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport, më saktësisht në kuadër të Programit për Zhvillim të Gjeneratave të Reja të FIBA Evropës dhe politikave programore në kuadër të Memorandun Bashkëpunimit të nënshkruar me MKRS-në.

FBK merr pjesë prej vitit 2015 në Programin për Zhvillim të Gjeneratave të Reja në kuadër të FIBA Evropës (YDF), ndërsa në tri vitet e fundit ky program zhvillohet në kuadër të një projekti të përbashkët edhe me 4 Federata të tjera, atë turke, rumune, bullgare dhe maqedonase.

Në dy vitet e para ky projekt është implementuar vetëm në konkurrencën e meshkujve, ndërsa prej vitit të kaluar 5 Federatat Nacionale kanë filluar implementimin e përbashkët edhe në konkurrencën e femrave.

Në kuadër të këtij programi krahas Kampeve Nacionale që organizohen nga secila prej këtyre 5 Federatave, organizohen edhe turne në të dyja konkurrencat, ndërsa ai i radhës do të jetë në Maqedoni, derisa në fund të vitit do të organizohet në Kosovë, dhe krejt në fund në maj të vitit të ardhshëm do të organizohet në Turqi, me ç’rast do të bëhet përmbyllja e këtij projekti dyvjeçar, ku edhe do të bëhet evaluimi i projektit nga të gjithë partnerët duke përfshirë këtu edhe FIBA Evropën.