Esat Mala i cili ishte pjesë e seleksionit kuqezi të 21 vjeçarëve, për përballjet miqësore që ekipi i Partizanit kishte zhvilluar ndaj Bosnje & Hercegovinës dhe Bjellorusisë në datat 28 Maj dhe 5 – 8 Qershor, është shpërblyer me çmimin “Talenti i Sezonit”.

Mala i cili në këto ndeshje për të parën herë kishte veshur fanelën kuqezi të ekipit të Partizanit përfaqësues U 21.

Esat Mala është shpërblyer me çmimin “Talenti i Sezonit” e më parë ishte shpallur kampion me skuadrën shqiptare të Partizanit.

Mesfushori i talentuar nga Mushtishti, ka shkëlqyer në sezonin e fundit në kampionatin shqiptar, shkruan SuharekaOnline.

Tashmë lojtari është ftuar edhe nga trajneri i kombëtares shqiptare, Edy Reja, i cili beson në cilësitë e ish-lojtarit të Ballkanit.