Suhareka e zyrtarizon trajnerin Arsim Thaqi

10.10.2023 Sport
FC Suhareka është bërë me trajner të ri, një ditë pasi u nda befasisht me trajnerin e deridjeshëm, Granit Begollin.
Klubi i Ligës së Parë e zyrtarizoi sot trajnerin e ri, i cili do të mundohet ta ngrisë këtë skuadër në Superligën e futbollit.
Klubi nga Suhareka tutje njoftoi se skuadra do të shkojë në Shqipëri për disa ditë për të ushtruar, duke e pasur parasysh se ligat në Kosovë do të pushojnë për shkak të angazhimeve të Kombëtares.