Suhareka dhe Dukagjini gati për përballje të rëndësishme

para 31 dite

Suhareka dhe Dukagjini do të përballen sot në kuadër të javës së 20-të në elitën e futbollit kosovar. Ndeshja pritet të fillojë nga ora 13:00 në Suharekë.

Suhareka dhe Dukagjini gati për përballje të rëndësishme

Të dyja ekipet vijnë në këtë ndeshje me një formë jo të mirë, pasi kanë dy ndeshje pa fitore në kampionat. Për Suharekën, një fitore do të shënonte rikthimin te rezultatet pozitive pas dy ndeshjesh pa triumf. E njëjta gjë vlen edhe për Dukagjinin, që po ashtu ka dy ndeshje pa fitore.

Suhareka aktualisht renditet e pesta në tabelë me 26 pikë, ndërsa Dukagjini ndodhet në zonën e barazhit (vendi i tetë) me 21 pikë.

Formacionet zyrtare të të dyja ekipeve:

Suhareka: Ozodgan, Zeka, Hasanaj, Memolla, Osmankovic, Boshnjaku, Susuri, Krasniqi, Berisha, Fetahaj, Stijepovic.

Dukagjini: Margono, Basri, Syla, Morina, Millaku, Xhemajli, Emini, Berisha, Bardhoku, Isufi, Vitor Hugo.

Etiketat

Ofertat e fundit