Suarez nuk rinovon me Atleticon, ja ekipi që mund të përfitojë shërbimet e tij

06.01.2022

Gjatë sezonit të parë realizoi 21 gola, por i dyti nuk po shkon siç duhet teksa nuk po gjen rrjetën prej shtatë ndeshjesh në kampionat. Sipas “Corriere dello Sport”, Suarez nuk mendon për rinovimin, sepse ka marrë vendimin të largohet nga kampionati spanjoll për të nisur një përvojë të re në MLS, ku shumë emra të […]

Suarez nuk rinovon me Atleticon, ja ekipi që mund të përfitojë shërbimet e tij Foto: Ilustrim

Gjatë sezonit të parë realizoi 21 gola, por i dyti nuk po shkon siç duhet teksa nuk po gjen rrjetën prej shtatë ndeshjesh në kampionat.

Sipas “Corriere dello Sport”, Suarez nuk mendon për rinovimin, sepse ka marrë vendimin të largohet nga kampionati spanjoll për të nisur një përvojë të re në MLS, ku shumë emra të mëdhenj të futbollit vendosin të mbyllin karrierën, duke nënshkruar kontratën e fundit me pagë të lartë.

Ndoshta mund të jetë Inter Miami i David Beckhamit stacioni i fundit i një karrierë legjendare të sulmuesit uruguaian.