Suarez në vend të Salah në Liverpool

16.04.2021

Luis Suarez në vend të Salah, skenari i bujshëm zbulohet në Spanjë. Liverpool në verë pritet të pësojë ndryshime. Një nga lojtarët që është në pikëpyetje për vazhdimësinë me The Reds është sulmuesi Mohamed Salah. Pasi ka fituar thuajse gjithçka me anglezët ai dëshiron të provojë një eksperiencë tjetër. Liverpool nga ana tjetër nuk mund […]

Suarez në vend të Salah në Liverpool Foto: Ilustrim

Luis Suarez në vend të Salah, skenari i bujshëm zbulohet në Spanjë.

Liverpool në verë pritet të pësojë ndryshime. Një nga lojtarët që është në pikëpyetje për vazhdimësinë me The Reds është sulmuesi Mohamed Salah.

Pasi ka fituar thuajse gjithçka me anglezët ai dëshiron të provojë një eksperiencë tjetër. Liverpool nga ana tjetër nuk mund të qëndrojë duarkryq.

Në Spanjë raportojnë se në rast se Salah largohet, atëherë në vend të tij te Liverpool do të rikthehet sulmuesi Luis Suarez, i cili aktualisht është pjesë e Atletico Madrid.

Uruguaiani ka qenë pjesë e anglezëve në periudhën 2011-2014 dhe ka shënuar 69 gola me fanellën e ekipit të Premier League. Edhe atë e josh idea për t’u rikthyer.