Stivi Frashëri rikthehet në stërvitje pas incidentit në Gjilan
Portieri i skuadrës suharekase javë më parë u godit në kokë nga një tifoz i Gjilanit në minutat shtesë të ndeshjes, ku e la atë për rreth 20 minuta pa vetëdije dhe rreth dy javë jashtë fushave të blerta. Fatmirësisht tashmë Frashëri është rikthyer në stërvitje me Ballkanin për ndeshjen e zjarrtë në fundjavë, ku […]
Portieri i skuadrës suharekase javë më parë u godit në kokë nga një tifoz i Gjilanit në minutat shtesë të ndeshjes, ku e la atë për rreth 20 minuta pa vetëdije dhe rreth dy javë jashtë fushave të blerta.
Fatmirësisht tashmë Frashëri është rikthyer në stërvitje me Ballkanin për ndeshjen e zjarrtë në fundjavë, ku do të përballen me Prishtinën.
Se Frashëri është rikthyer në stërvitje këtë e ka bërë të ditur vet klubi suharekas, ku ka publikuar pamjet e stërvitjes së gardianit të portës në stadiumin e qytetit në Suharekë.