Stivi Frashëri largohet nga Ballkani

12.06.2023

Stivi Frashëri është larguar nga Ballkani pas dy viteve qëndrim në Suharekë. Portieri shqiptar ka ndarë rrugët me kampionin në fuqi të Kosovës pasi nuk ka arritur marrëveshje për kontratën e re. Ka qenë vet portieri shqiptar që ka konfirmuar ndarjen me Ballkanin, derisa i ka uruar suksese në të ardhmen. “U afrova si kampion […]

Stivi Frashëri largohet nga Ballkani Foto: Ilustrim

Stivi Frashëri është larguar nga Ballkani pas dy viteve qëndrim në Suharekë.

Portieri shqiptar ka ndarë rrugët me kampionin në fuqi të Kosovës pasi nuk ka arritur marrëveshje për kontratën e re.

Ka qenë vet portieri shqiptar që ka konfirmuar ndarjen me Ballkanin, derisa i ka uruar suksese në të ardhmen.

“U afrova si kampion dhe si i tillë po ju lë. Pas kaq shumë suksesesh në një kohë kaq të shkurtër vjen dita që duhet të hedh një hap dhe të provoj një aventurë të re”.

“Falënderojë presidencën, në veçanti Nderim Nexhipin, Idriz Hajrizin për mbështetjen dhe përkrahjen që më kanë dhënë gjatë këtyre dy viteve”.

“Falënderim i madh shkon edhe për ‘Xhebrailat’. Me keqardhje po lë pas vëllezër, miq dhe shok shumë të mirë dhe me zemër ju uroj suksese sa më lart në arenat ndërkombëtare dhe kudo”, ka shkruar Frashëri.