Stivi Frashëri flet pas sulmit që i ndodhi në Gjilan: Nuk mbaj mend asgjë, vetëm atë që pash në video

10.04.2022

Por, ka edhe raste kur derbit në fund marrin një shije të hidhur. E tillë ishte edhe loja e datës 3 prill në mes të Gjilanit dhe Ballkanit. Ndeshja mori kthesë të papritur në fundin e takimit kur rezultati u barazua nga portieri i Gjilanit Enea Koliçi. Pas këtij goli situata doli nga kontrolli ku […]

Stivi Frashëri flet pas sulmit që i ndodhi në Gjilan: Nuk mbaj mend asgjë, vetëm atë që pash në video Foto: Ilustrim

Por, ka edhe raste kur derbit në fund marrin një shije të hidhur.

E tillë ishte edhe loja e datës 3 prill në mes të Gjilanit dhe Ballkanit.

Ndeshja mori kthesë të papritur në fundin e takimit kur rezultati u barazua nga portieri i Gjilanit Enea Koliçi.

Pas këtij goli situata doli nga kontrolli ku tifozët u futën në fushë e për pasojë portieri i Ballkanit Stivi Frashëri, u sulmua nga tifozët.

Për pasojë gardiani i portës së Ballkanit u dërgua në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Ngjarja kishte ngjallur reagime të shumta në opinion duke u parë si një ngjarje jashtëzakonisht e shëmtuar.

Frashëri në një intervistë për Klankosova ka folur rreth sulmit ndaj tij.

Ai theksoi se mban mend vetëm momentet e para të ngjarjes.

“Të them të drejtën unë nga incidenti mbajë në mend vetëm momentin e parë, kur dikush mu hodh nga pas dhe pas më kapi nga fyti më përplasi në tokë. Pak sekonda më vonë kam ndjerë një goditje të fortë në kokë dhe pas kësaj nuk mbajë mend asgjë. Çdo gjë që kam mundur e kam parë në videot që kamerat i kanë regjistruar”.

Steve Frashëri tregon se nusja e tij ishte në shtëpi duke e ndjekur në televizor lojën kur ndodhi sulmi ndaj tij.

Ai shtoi se ajo mbeti e tronditur pas këtij akti.

“Nusja ka qenë në shtëpi duke e ndjekur lojën nga televizori. Ka qënë shumë e shqetësuar dhe e tronditur”.

Portieri tregon se pasi kishte mbërritur në spital pranë tij përveç ekipit mjekësor të Ballkanit kishin qenë edhe ekipi mjekësor i skuadres së Gjilanit.

“Të them të drejtën unë kam qenë i pavetëdijshëm. Normalisht ne kemi një nga stafet mjekësore më profesionale të mundshme, të cilët dua t’i falënderoj pa masë për kujdesjen e detajuar. Por, ashtu siç kam mësuar më vonë pranë meje është ndodhur dhe stafi mjekësor i Fc Gjilanit, gjithashtu i falënderoj”.