Statistikat tregojnë se Shaqiri është më i mirë se Salah, Firmino dhe Mane
Liverpool luajti dje në një ndeshje mes Manchester United, ku lojtari i ndeshjes ishte Xherdan Shaqiri i cili me aftësitë dhe teknikat e tij bëri spektakël në paraqitje. Ylli i Liverpoolit, Shaqiri mbrëmë u inkuadrua në ndeshjen kundër Manchester United si zëvendësues, i cili vendosi fatin e takimit, mbrëmë Shaqiri me spektaklin e tij realizoi […]
Liverpool luajti dje në një ndeshje mes Manchester United, ku lojtari i ndeshjes ishte Xherdan Shaqiri i cili me aftësitë dhe teknikat e tij bëri spektakël në paraqitje.
Ylli i Liverpoolit, Shaqiri mbrëmë u inkuadrua në ndeshjen kundër Manchester United si zëvendësues, i cili vendosi fatin e takimit, mbrëmë Shaqiri me spektaklin e tij realizoi dy gola i cili i solli fitoren Liverpoolit me rezulat 3:1.
Goli i parë që Shaqiri e shënoi ishte në minutën e 73′, ndërsa në minutën e 80′ ai shënoi edhe një gol duke i sjellur fitoren e bindur skuadrës së tij.
Është bërë edhe një statistikë, ku Shqiri është krahasuar me treshen startuese të sulmit të Liverpool, ku ylli nga Zvicra doli fitues i asaj statistike, duke lënë anash Salah, Firmino dhe Mane.
Shaqiri këtë sezon ka regjistruar 89 minuta për gol, duke qëndruar më mirë se Salah me 93 minuta për gol, Mane me 158 dhe Firmino me 161.
Përmes kësaj statistike, Xherdan Shaqiri kuptohet se e meriton shumë më shumë minuta se sa ai që luan, pra pas 2 golave të Shaqirit kjo ishte përgjigja më e mirë për kritikat e legjendës së United, Garry Neville