Statistikat e Milot Rashicës këtë sezon në Bundesliga

Një lajm i madh për të gjithë adhuruesit e futbollit vjen sot, Bundesliga rifillon kampionatin pas një kohë të gjatë pauze.

Bundesliga ia bënë sefte sot, teksa të gjitha shtetet që lavdëruan protokollin shtetëror të shëndetësisë nga Gjermania dhe drejtuesit e federatave tjera do të jenë me katër sy nga divisioni i parë në futbollin gjerman.

Në program do të jenë ndeshjet e xhiros së 26-të, derisa nga takimet e autoriteteve në këtë vend, kanë arritur akordin që sezoni të kompletohet, kurdo që mundet, nëse është nevoja edhe pas 30 Qershorit, që shihet si data e parë për ta mbyllur edicionin.

Priten takime interesante me t’u rikthyer sezoni, kurse padyshim se vëmendja do të jetë në “Signal Iduna Park”, ku Dortmundi e pret Schalken.

Në anën tjetër, Werderi i Milot Rashicës do të jetë nikoqir i Bayer Leverkusen, ndeshje kjo që luhet të hënën me fillim nga ora 20:30.

Rashica ka qenë fantastik edhe në këtë sezon për skuadrën gjermane kur deri para pezullimit të sezonit në muajin mars kishte shënuar 7 gola dhe 4 asistime në 20 ndeshje sa kishe luajtur.

Rashica pritet që të ketë po të njëjtën formë pasi që ka punuar vazhdimisht edhe në karantinë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.