Statistika pas xhiros së 17-të të Superligës, Golden Eagle Ylli ka 42.15 kërcime për ndeshje

26.01.2022

Skuadra me efektshmërinë (indeksin) më të lartë është Trepça me 1810 në 17 ndeshje, kurse në vendin e dytë është Sigal Prishtina me 1782. Sa i përket pikëve, mesataren më të lartë e ka Prizreni 16 me 95.08 pikë për ndeshje. Në vendin e dytë është Peja me 91.38 dhe Sigal Prishtina me 89.24. Mitrovicasit […]

Statistika pas xhiros së 17-të të Superligës, Golden Eagle Ylli ka 42.15 kërcime për ndeshje Foto: Ilustrim

Skuadra me efektshmërinë (indeksin) më të lartë është Trepça me 1810 në 17 ndeshje, kurse në vendin e dytë është Sigal Prishtina me 1782.

Sa i përket pikëve, mesataren më të lartë e ka Prizreni 16 me 95.08 pikë për ndeshje. Në vendin e dytë është Peja me 91.38 dhe Sigal Prishtina me 89.24.

Mitrovicasit prijnë edhe me kërcime për ndeshje, me mesatare prej 42.71, kurse Prizreni 16 renditet i dyti me 42.67, ndërsa Golden Eagle Ylli ka 42.15 për ndeshje.

Ndërkohë, sa i përket asistimeve, Sigal Prishtina është në vendin e parë me 23.35 për ndeshje, Peja e dyta me 23.15 për ndeshje dhe Prizreni 16 me 22.33.

Ylli prin në topat e vjedhur për ndeshje, me mesatare prej 9.15 për ndeshje, duke u pasuar nga Drita me 9.06 dhe Sigal Prishtina me 8.94.

Trepça është lidere edhe me bllokada, me 3.53 për ndeshje, Rahoveci me 2.92 dhe Prizreni 16 me 2.67.