Starton finalen ndaj Chelseas, Arijanet Muric

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric, do të jetë në portë nga minuta e parë në finalen e Kupës së Anglisë ndaj Chelsea.

Trajneri spanjoll i Manchester City, Pep Guardiola, do t’i besojë portierit kosovar dhe në finale ndaj gjigantit Chelsea.

20 vjeçari ka startuar në çdo ndeshje të Kupës deri më tani dhe është mposhtur vetëm një herë.Reprezentuesi kosovar është portieri i dytë i skuadrës kampione në këtë sezon, pas lëndimit të portierit Claudio Bravo.

Portieri brazilian Ederson është zgjedhja e parë e Guardiolës në Premier Ligë, por që në garat e kupës Muric ka bërë paraqitje tejet të mira. Muric ishte heroi i Man City në ndeshjen çerekfinale ndaj Leicester City, duke pritur dy penallti.

Sipas burimeve të gazetës angleze “Metro.co.uk” Guardiola është i gatshëm të startojë me Muric në portë ndaj Chelsea, transmeton Insporti.com.Manchester City dhe Chelsea sot do të përballen në finalen e “Carabao Cup” me fillim të orës 17:30. /Insporti.com

RAPORTO