Tribuna e mysafirëve në ‘Doosan Arena’ nuk sheh ulëse të lirë.

Tifozët e Kombëtares së Kosovës kanë mbushur tribunën e rezervuar për ta, në ‘Doosan Arena’.

‘Doosan Arena’ e Viktoria Plzen është vendi nikoqir për ndeshjen Çeki – Kosovë, ku tashmë ka përfunduar pjesa e parë me rezultat 0:0.

Para fillimit të takimit, Dardanët kanë zënë të gjitha ulëset e rezervuara për ta, duke i dhënë pamje madhështore stadiumit.