Feronikeli dhe Ballkani janë takuar sot në stadiumin “Rexhep Rexhepi” me fillim nga ora 16:30, në kuadër të gjysmëfinales së DigitAlb Kupës së Kosovës.
Ballkani e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 1-0, ndaj Feronikelit ku golin e shënoi sulmuesi gjilanas, Mirlind Daku në minutën e 26’ me kokë pas asistimit të Arbër Hoxhës.
Gjatë 45-minutëshit së dytë ishte Van-Dave Harmon që barazoi rezultatin në minutën e 65-të, rezultat me të cilin përfundoi ndeshja, megjithatë FC Ballkani shkon në finale, për herë të parë në histori.
Pak para ndeshjes janë publikuar formacionet zyrtare, ku nga FC Ballkani ishin: Rugji, Krasniqi, Potoku, Prekazi, Sinani, Gashi, Baftiu, Kuc, Daku, Fetahaj, Hoxha.
