Spektakël në Bundesligë, dueli për titull Dortmund apo Bayern

Bundesliga gjermane do të vazhdoj edhe sot, me katër ndeshje në xhiron javës së 28-të.

Ndeshja kryesore padyshim që do të jetë derbi për titull ndërmjet Dortmundit dhe Bayernit, shkruan GazetaSheshi.

Ndeshja mes dy skuadrave që këtë vit synojnë trofeun e më të mirit në Gjermani, zhvillohet me fillim nga ora 18:30, ndërsa tri ndeshjet tjera do të luhen nga ora 20:30.

Bayern Leverkusen do ta presë në shtëpi skuadrën e Wolfsburg, ndërsa Freiburg do të jetë mysafir i Eintracht Frankfurt.

Werder Bremeni i Rashicës, pas fitores javën e kaluar këtë javë do të ndeshet me skuadrën e Borussia Monchengladbach.

LEXO EDHE:  Nesër ndeshja Dukagjini - Ballkani, këta janë gjyqtarët