Sot rrethi i dytë në EURO2020, zhvillohen tri ndeshje interesante

16.06.2021

Kemi hyrë në ditën e 6-të të Kampionatit Evropian “EURO2020”, ku tashmë ka përfunduar edhe rrethi i parë i ndeshjeve të fazës së grupeve. Ndërsa sot nis rreth i dytë në këtë kampionat, ku do të zhvillohen tri ndeshje tejet interesante. Ndeshja që pritet të sjellë më shumë emocione do të zhvillohet nga ora 21:00, […]

Sot rrethi i dytë në EURO2020, zhvillohen tri ndeshje interesante Foto: Ilustrim

Kemi hyrë në ditën e 6-të të Kampionatit Evropian “EURO2020”, ku tashmë ka përfunduar edhe rrethi i parë i ndeshjeve të fazës së grupeve.

Ndërsa sot nis rreth i dytë në këtë kampionat, ku do të zhvillohen tri ndeshje tejet interesante.

Ndeshja që pritet të sjellë më shumë emocione do të zhvillohet nga ora 21:00, ndërmjet Italisë dhe Zvicrës.

Ndërsa me fillim prej orës 15:00 do të zhvillohet ndeshja e Grupit B ajo ndërmjet Finlandës dhe Rusisë, në stadiumin “Gazprom Arena” në Saint Petersburg.

Ora 18:00 sjell përballjen e dytë nga Grupi A ku ndeshen Turqia me Uellsin në “Baku Olympic Stadium” në Baku.

Ballafaqimi kryesor është ai ndërmjet Italisë dhe Zvicrës, si dy skuadra favorite për ta kaluar fazën e grupeve. Këto dy kombëtare do të luajnë në stadiumin “Olimpico” të Romës me fillim nga ora 21:00.