Sot zhvillohet miqësorja e radhës, SC Gjilani – FC Ballkani

13.08.2021

FC Ballkani është kthyer në Suharekë nga Turqia, ku edhe zhvilloi fazën përgatitore për edicionin e ri. Skuadra në drejtim të Bekim Isufit ka vijuar me përgatitjet për sezonin e ri në Suharekë. Krahas stërvitjeve, Ballkani po zhvillon edhe ndeshje miqësore. Gjatë ditës së sotme klubi suharekas do të zhvillojë ndeshjen e radhës miqësore. FC […]

Sot zhvillohet miqësorja e radhës, SC Gjilani – FC Ballkani Foto: Ilustrim

FC Ballkani është kthyer në Suharekë nga Turqia, ku edhe zhvilloi fazën përgatitore për edicionin e ri.

Skuadra në drejtim të Bekim Isufit ka vijuar me përgatitjet për sezonin e ri në Suharekë.

Krahas stërvitjeve, Ballkani po zhvillon edhe ndeshje miqësore.

Gjatë ditës së sotme klubi suharekas do të zhvillojë ndeshjen e radhës miqësore.

FC Ballkani do të përballet me SC Gjilanin në miqësore në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Miqësorja zhvillohet sot me fillim nga ora 17:30.

“Për ditën e nesërme (sotme) është planifikuar një ndeshje miqësore pasdite ndaj skuadrës së SC Gjilanit. Ndeshja miqësore do të luhet në qytetin e Gjilanit duke nisur nga ora 17:30. Gjatë paradites ekipi do të jetë pushim”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.