Sot, zhvillohen finalet e Final 8 të kupës së Kosovës në basketboll

03.03.2019

Do të luhen dy ndeshje finale, në të dyja konkurrencat, në atë të femrave dhe të meshkujve. Në konkurrencën e femrave, KB Prishtina do të ndeshet me KB Penzën, ndeshje e cila fillon nga ora 14:30 dhe ku shihet Prishtina si favorit për të fituar Kupën. Edhe në konkurrencën e meshkujve Prishtina do të luajë […]

Sot, zhvillohen finalet e Final 8 të kupës së Kosovës në basketboll Foto: Ilustrim

Do të luhen dy ndeshje finale, në të dyja konkurrencat, në atë të femrave dhe të meshkujve.

Në konkurrencën e femrave, KB Prishtina do të ndeshet me KB Penzën, ndeshje e cila fillon nga ora 14:30 dhe ku shihet Prishtina si favorit për të fituar Kupën.

Edhe në konkurrencën e meshkujve Prishtina do të luajë kundër nikoqirit KB Rahovecit. Edhe këtu Prishtina shihet si favorite, mirëpo nikoqirët do të mobilizohen në mënyrë që ta mposhtin Prishtinën, shkruan KP.

Kujtojmë që vitin e kaluar, Prishtina ka arritur ta fitojë kupën e Kosovës në dy konkurrencat.