Sot zhvillohen dy ndeshje tjera në basketbollin kosovar

07.01.2024

Xhiroja e 16-të e Superligës në basketboll mbyllet me dy ndeshjet e sotme. Ndeshja e parë zhvillohet mes Golden Eagle Yllit dhe Istogut, me fillim nga ora 17:00. Suharekasit janë në vendin e katërt në tabelë me nëntë fitore e gjashtë humbje, ndërsa skuadra istogase ka një fitore e 14 humbje dhe është e fundit […]

Sot zhvillohen dy ndeshje tjera në basketbollin kosovar Foto: Ilustrim

Xhiroja e 16-të e Superligës në basketboll mbyllet me dy ndeshjet e sotme.

Ndeshja e parë zhvillohet mes Golden Eagle Yllit dhe Istogut, me fillim nga ora 17:00.

Suharekasit janë në vendin e katërt në tabelë me nëntë fitore e gjashtë humbje, ndërsa skuadra istogase ka një fitore e 14 humbje dhe është e fundit në tabelë.

Therandasit shihen favorit të mëdhenj në këtë përballje për ta marr fitoren e dytë rresht, shkruan Gazeta Express.

Takimi më interesant i ditës luhet mes Proton Cable Prizrenit dhe Pejës, e cila zhvilllohet te palestrën “Sezai Surroi”, nga ora 19:00.

Prizrenasit numërojnë pesë fitore e 10 humbje, kurse verdhezinjët kanë 11 fitore e katër humbje.

Me një fitore eventuale, pejanët e blindojnë edhe më shumë pozitën e dytë në tabelë, derisa prizrenasit do të riktheheshin në vendin e gjashtë.

Dje janë zhvilluar dy takime, Trepca ka mposhtur Sigal Prishtinën, derisa Bashkimi Vëllaznimin.