Sot Ylli pret Lipjanin në Suharekë

  • 11.04.2019, 14:28

Sot, klubi i qytetit, K.B. Golden Eagle Ylli e pret KB Lipjanin në palestrën sportive “13 Qershori”, ku do të zhvillohet ndeshja, në kuadër të Superligës së Kosovës në Basketboll.

Ndeshja basketbollistike do të zhvillohet sot më 11 prill 2019, në ora 19:00, tek palestra sportive “13 Qershori” në Suharekë.

Kjo ndeshje e radhës na siguron pozitën e dytë në tabelë.

Kujtojmë se në rast se fitojmë sigurojmë pozitën e dytë e cila na dërgon në play-off me qiftin Rahoveci me poziten e 6 e cila ende nuk është definuar cili ekip do të jetë.

Biletat për ndeshjen e sotme mund ti blini tek Kioska “Flori”, kurse tek palestra dalin në ora 18:00, hyrja kushton 1 Euro.

Të tjera