Sot tërhiqet shorti për Champions League e Europa League

19.03.2021

Sot do të tërhiqet shorti i ndeshjeve çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Sot në Nyon të Zvicrës me fillim prej orës 12:00 do të tërhiqet shorti që do përcaktojë duelet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Si funksionon shorti? Tetë skuadrat që kanë siguruar kualifikimin do të futen në një vazo ku do të fillojë […]

Sot tërhiqet shorti për Champions League e Europa League Foto: Ilustrim

Sot do të tërhiqet shorti i ndeshjeve çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sot në Nyon të Zvicrës me fillim prej orës 12:00 do të tërhiqet shorti që do përcaktojë duelet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Si funksionon shorti?

Tetë skuadrat që kanë siguruar kualifikimin do të futen në një vazo ku do të fillojë tërheqja e çifteve.

Skuadrat që kanë siguruar kualifikimin janë: Borussia Dortmund, Bayern Munchen, Real Madrid, Chelsea, Porto, PSG, Man City dhe Liverpool.

Orari i ndeshjeve të të çerekfinales, gjysmëfinales dhe fianles.

Çerekfinalet

Ndeshjet e para: 6/7 prill

Ndeshjet e dyta: 13/14 prill

Gjysmëfinalet

Ndeshjet e para: 27/28 Prill

Ndeshjet e dyta: 4/5 maj

Finalja

E Shtunë 29 Maj (Stadiumi Olimpik Atatürk, Stamboll).

Po ashtu sot do të tërhiqet shorti edhe për Europa League.