Sot pritet të mirret një vendim i rëndësishëm për futbollin

Koronavirusi ka nxjerrur futbollin nga “binarët”. Shumica e ligave evropiane janë pezulluar dhe nuk kanë një datë se kur mund të rifillojnë.

Janë përmendur shumë opsione këto ditë, nga ajo e anulimit të tërësishëm të kampionatit, deri te shpallja kampion e sksuadrave lidere. UEFA sot do të ketë një takim të rëndësishëm.

Presidentët e 55 federatave evropiane do të takohen në mënyrë elektronike, raporton IndeksOnline

Bashkë me Shoqatën e Klubeve Evropiane, do të vendoset fati i Champions League, Europa League dhe për ligat evropiane.